Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Ndërron jetë në moshën 52 vjeçare Chris Cornell

Nga Klodiana 0

Këngëtari i njohur, Chris Cornell ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Ishte ai që performoi temën kryesore të filmit “James Bond” të vitit 2006, “Casino Royale”.

Përfaqësuesi i Cornell, Brian Bumbery sqaroi përmes një deklarate se, kjo vdekje ishte e “beftë”. Familja, sipas tij, po bashkëpunon ngushtë me mjekun përgjegjës, për të caktuar shkakun e humbjes së njeriut të tyre të dashur. Të afërmit kërkojnë të respektohet dhimbja e tyre e të ruhet privatësia.

Cornell u shua pak pas interpretimit në një koncert të “Soundgarden” në Detroit, mbrëmjen e së mërkurës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej