Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Ndërpritet seanca e Demarkacionit në Kosovë, gaz lotsjellës për të mbrojtur territorin

Nga Media 0

Gazi lotsjellës ka qenë “arma” e Vetëvendosjes edhe këtë herë në Parlamentin e Kosovës. Seanca ku do të votohej Demarkacioni është shtyrë sërish, ndërsa Kryesia e Kuvendit vendosi që të përjashtojë 5 deputetë të VV-së nga salla ku po mbahej seanca.

Deputetët u larguan me dhunë nga policia pasi refuzuan që të largohen nga salla.

E vetëdijshme se shumica ka numrat, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha se hedhja e gazit lotsjellës është bërë për të mbrojtur territorin e Kosovës. “Unë mund të them se demarkacioni nuk kalon dhe bëri mirë që u ndërpre seanca sepse është tepër e rëndësishme që jemi në krye të detyrës për mbrojtje të territorit të Kosovës”, deklaroi Albulena Haxhiu.

Nga ana tjetër Blerta Deliu nga radhët e PDK-së tha se pavarësisht zhvillimeve në Kuvend, marrëveshja për Demarkacionin do të kalojë sot. Sipas Deliut, shumica tani më ka siguruar 80 votat e nevojshme të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, për t’i dhënë dritë jeshile demarkacionit.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë gjithashtu ka reaguar ashpër pas hedhjes së gazit duke e cilësuar këtë një taktikë të rrezikshme dhe duke konstatuar se në këtë mënyrë Kosova po shkon prapa.

Edhe Euro-komisari për zgjerim Johanes Hahn e ka dënuar hedhjen e gazit duke këshilluar liderët politik që të tregohen të arsyeshëm dhe të votojnë “pro” Demarkacionit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej