Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Ndërhyrja në Tiranë-Elbasan, punimet do të zgjasin 4 muaj për të eliminuar rrëshqitjet

Nga Media 0

Kanë nisur punimet për eleminin e rrëshqitjes së dherave në segmentin që lidh tunelin e Krrabës me Elbasanin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur një kontratë prej gati 3 milionë eurosh me firmën fituese të tenderit 2T, e cila ka nisur punimet që do të zgjasin 4 muaj. Sipas projektit, parashikohet hapja e një gjysme tuneli panoramik të shkurtër në korsinë e mbuluar nga dherat. Që prej dhjetorit të vitit 2017, në pjesën ku ka ndodhur rrëshqitja e dherave pranë fshatit Mamël, kalohet vetëm në një korsi.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro inspektoi fillimin e punës në terren. Ai tha se do të bashkëpunonte me Policinë Rrugore për të menaxhuar trafikun derisa të stabilizohet rrëshqitja.

Sipas Qendros, projekti i jep zgjidhje kësaj rrëshqitjeje duke stabilizuar dhe siguruar gjithë skarpatën.

Kjo është shembja e tretë e regjistruar në këtë aks që ka çuar në bllokimin e qarkullimit, pas shembjes së madhe të kodrës në Ibë dhe një shembjeje të dytë pak më tej. Në planet e qeverisë është që e gjithë rruga Tiranë-Elbasan të mbarojë brenda vitit.

http://top-channel.tv/2018/09/24/nderhyrja-ne-tirane-elbasan-punimet-do-te-zgjasin-4-muaj-per-te-eliminuar-rreshqitjet/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej