Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

“I ndaluar të vdesësh”, Ermal Meta shkëlqen në Sanremo 2017

Nga Ejona 0

Ermal Meta hyn në studio. Qetësi. Ai fillon të fishkëllej. Shkon merr diskun e tij të ri në duar, i afrohet sekretarit për të shqyrtuar videoklipin e këngës që sjell në Sanremo “Vietato Morire” (në qoftë se do t’i ndryshojë ndonjë gjë montazhit), pastaj kthehet te unë dhe më thotë përshëndetje. Ikim të dy dhe ulemi në dhomë.

Kështu e nis rrëfimin e saj gazetarja Raffaella Serini për të riun e talentuar shqiptar Ermal Meta. Ajo i ka kushtuar një artikull të gjatë dhe të detajuar këngëtarit, i cili rikthehet pas një viti në Sanremo.

Këngëtari italo-shqiptar, 35 vjeç, themeluesi i grupit La Fame Di Camilla në 2007-ën, merr pjesë për të katërtin vit në festivalin e Sanremos, por për herë të parë në mes të Big.

Megjithëse emri ende nuk thotë shumë, ai tashmë është në mesin e shtëpisë së “Big” dhe është mjaft i kërkuar nga përkthyes italianë. Ai ka shkruar për Renga, Ema, Patty Pravo, Mengoni e të tjerë.

2016 ishte një vit i madh, doli disku, kam bërë mjaft koncerte, kam mbjellë të mirashprehet Ermali.

Të rithirresh në Sanremo pas një viti është gjithsesi një fitore. Tema e këngës për Sanremo është ajo ndaj dhunës.

Shumë janë habitur se kënga është e gjatë, por të shkruarit është si jeta, nuk është e lehtë. Unë nuk do të isha i kënaqur të merrja pjesë në festival me çdo këngë që kam kërkuar për ta sjellë, ndaj është kjo që jam paraqiturshprehet Ermali për “Vietato Morire”.

http://www.raiplay.it/video/2017/02/Ermal-Meta—Vietato-morire—Sanremo–0d23555c-e8ed-4f8e-8c2d-390d6310f5b4.html 

/vanityfair/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej