Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ndalimi i librave në gjuhën shqipe nga policia greke, reagon ambasadori Dervishi

Nga Skenderi 0

Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi ka reaguar pas ndalimit të një ditë më parë të shoferëve të MPJ-së, nga ana e autoriteteve greke vetëm se po transportonin libra në gjuhën shqipe në automjetin me të cilin po udhëtonin. Altin Tafa dhe Agim Asllani nga autoritetet greke.

Dervishi sqaron se, librat nuk kanë pasur asnjë përmbajtje provokuese, por janë tekste që shkojnë çdo vit për zhvillimin e kurseve të gjuhës shqipe.

“Shoferët janë ndaluar nga punonjësit e doganës, sepse te njëra nga pakot kanë parë librat me hartën, dhe më pas ka shkuar Konsulli ynë për të sqaruar këtë ngjarje. Një nga librat ka një hartë të Shqipërisë, harta normale e saj, dhe tregon që popull shqiptare ka edhe në vende të ndryshme të botës. Ka në Kosovë, Maqedoni, Amerikë, Australi, Kanada; gjysma janë brenda, gjysma janë jashtë vendit, pra tregon përhapjet e popullsisë shqiptare jashtë territorit shqiptar. Tekstet nuk janë për shkolla, por janë për kurse. Kanë ardhur çdo vit këto libra, nuk është hera e parë”, shprehet ambasadori  Dervishi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>