Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare

Nga Media 0

Mëngjesin e kësaj të enjteje ka ndërruar jetë një nga legjendat e futbollit shqiptar dhe ekipit kombëtar, Skënder Hyka.

Hyka u lind në 1944-n dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, sot Tirana, në rolin e sulmuesit.

Ai ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, në një ndeshje ndërkombëtare. Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Skënder Hyka, ishte një prej futbollistëve më të shquar të viteve 60-70, i cili ka spikatur me talentin dhe aftësinë e tij, duke u bërë i dashur për tifozët anë e mbanë Shqipërisë. Ai spikati edhe si drejtues i FSHF në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm. Në çdo cast ai ka ndihmuar me përkushtimin dhe mendimet e tij, që futbolli të ecë përpara. Parajsa, qoftë vendi ku do të prehet. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka shkruar Duka.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej