Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Ndahet nga jeta Dario Fo, shkrimtari Nobel për letërsinë

Nga Skenderi 0

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare  shkrimtari me famë botërore  Dario Fo.  Shkrimtari ka fituar  çmimin  Nobel për letërsinë në 1997. Dario Fo vdiq në Milano, disa ditë pasi ishte shtruar në një spital.

“Italia humbi një nga protagonistët e mëdhenj të teatrit dhe të kulturës”, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi.

Dario Fo fitoi famë ndërkombëtare me ”Misteri i çuditshëm” me temë nga Mesjeta dhe më pas me veprat “Vdekja aksidentale e një anarkisti” dhe “Marijuana e nënës është më e mira”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej