Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

National Geographic propozon Valbonën për turizmin “jashtë shtëpisë”, teksa debatohet për HEC-et

Nga Skenderi 0

Tingëllon ironike! Teksa në Shqipëri po “zien” debati për ndërtimin e të paktën 14 hidrocentraleve në Valbonë, është National Geographic që po promovon fort. Revista prestigjioze ka hartuar një listë me nëntë destinacione, ku mund të zhvillohet ai që njihet si “turizmi outdoor” ose “ jashtë shtëpisë” e mes tyre gjendet edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me një nga bukuritë alpine, siç është Valbona.

Ata që zgjedhin turizmin e aventurës kanë nevojë për një vendqëndrim, për një guidë dhe për një pije të ngrohtë në fund të ditës. Ja nëntë destinacione, ku mund të bëni ngjjitje, ecje, eksplorim etj. dhe ku mund të asistoheni nga vendasit”, shkruan prestigjiozja amerikane.

Destinacionet e tjera që National Geographic popozon janë:

Moab në Utah; Niseko në Japoni; El Chaltén në Argjentinë; Ely në Minnesota; Cairns në Australi; Manali në Indi; Huaraz në Peru; Hogsback në Afrikën e Jugut.

Ja çfarë shkruan revista për Valbonën :

Pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve ‘90, Veriu i Shqipërisë u bë zona më e varfër e vendit më të varfër në Europë“, thotë Catherine Bohne, amerikania e cila ka më shumë se një dekadë që jeton në Valbonë. E njohur me emërtimin “Bjeshkët e Namuna”, zona ofron peizazhe malore të ngjashme me ato të Zionit (Parku Kombëtar në Utah, të SHBA-së) dhe që mund të zbulohen gjatë ngjitjes. Majat e malave formohen nga masive shkëmbore të bardha, ndërsa pyjet me bredh dhe ah krijojnë kontraste të gjelbra. Parku Kombëtar është pjesë e Alpeve dhe itinerarit që njihet me “Maja e Ballkanit”. Në fshat gjenden shtëpi pritëse tradicionale.

Mënyra më e mirë për të shijuar këtë destinacion është që të qëndroni në një nga këto shtëpi, të shijoni ushqimin tradicional dhe të shikoni perëndimin e diellit“, shkruan National Geographic, që këshillon që ky destinacion të vizitohet në pranverë ose vjeshtë.

Lumi, Valbona, ne parkun kombetar, Lugina e Valbones e cila shtrihet ne Alpet e Bekuara ne komunen e Bajram Currit. Prej disa vitesh kjo lugine eshte bere nje destinacion i rendesishem turistik i cili gjate stines se veres pret rreth 25-30 mije vizitore vendas dhe te huaj, kryesisht, gjermane, ceke, italiane e franceze.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej