Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

“Nacionalisti” Edi Rama heq Çështjen Çame nga programi i qeverisë

Nga admin 0

Ka patur mjaft njerëz që u janë çuar zemrat peshë pas një mesazhi të kryeministrit Edi Rama adresuar Athinës zyrtare, ku ai thekson me mburrje se nuk mbyllim sytë dhe gojën për hallet që ka mes dy vendeve.

Kaq e thukët ishte kjo e thënë sa ka patur edhe komentator të kalemit që kanë marrë menjëherë në mbrojtje Greqinë, meqë në Shqipëri po shkelen të drejtat e minoritarëve, veçanërisht ato pronësore në Himarë.

Në fakt, në Himarë po shkelen të drejtat pronësore të shqiptarëve, se grekë aty nuk ka kund. Madje, Neranzi me kaçurelët të vajosur me brilantinë mund të tregtojë shafran Greqie, pasi vetë është shqipo safi apo bashkë me të nipi i Petro Markos e kështu me radhë.

Nejse, të gjithë të shqetësuarit duhet të flenë të qetë, sepse vasaliteti i Tiranës ndaj Greqisë nuk ka qenë kurrë më i madh se këto kohë, kur qeveria edhe për katër vjet do të vazhdojë të udhëhiqet nga “patrioti” Edi Rama.

Duke lënë mënjanë deklaratat, sepse fjalët i merr era, faktet janë kokëfortë që rrëfejnë edhe një herë që Greqia e ka sërish nën këmbë qeverinë e Tiranës, natyrisht Shqipërinë.

Në programin “Rama 2” nuk është më gjëkundi Çështja Çame. Është fshirë. Nëse në programin “Rama 1” ishte, tani Çështja nuk është më në agjendë.

Fitore më të madhe se kaq për Athinën nuk ka. Nëse Komisioneri Hahn e ndërkombëtarizoi në nivelin e Brukselit Çështjen Çame, “Rama 2” e mori dosjen dhe e mbylli sërish në sepet, për ta zënë me gjasë pluhuri i harresës.

Ky është fundi i një aksioni politik që Edi Rama dhe Partia Socialiste e nisi me bindje të plotë vitin e fundit elektoral.

Në mënyrë malinje, antidemokratike vodhi dhe shndërroi votën, duke mos i lejuar ligjvënësit e Çështjes Kombëtare të hynin në Kuvend. Ky është një nga hapat më të qartë të vendosjes së autoritetit të tij në pushtet mbi vullnetin e zgjedhësve.

Më pas, procesin e integrimit në Shqipëri, ku Greqia kërcënon më zë të lartë, ia ka besuar një zonje minoritare, mësuese e anglishtes në Gjirokastër.

Dhe hapi përfundimtar fshirja nga programi i qeverisë i Çështjes Çame.

Edhe vetë Cipras po të ishte kryeministër i Shqipërisë në këto kushte do i kanosej Greqisë dhe do i thoshte se nuk i mbyllim sytë dhe gojën, sepse një qorr edhe mund t’i mbajë sytë të çapëlyer, por nuk sheh. Një memec gojën e mban të shqyer, por dot nuk flet.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej