Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mynyr Koni: Bordi i Universitetit kontrollohet nga qeveria

Nga Klodiana 0

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni,  ka deklaruar se Bordi i Administrimit të UT, është i gjithi nën kontrollin e qeverisë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Koni bën me dije se ai kërkoi rrëzimin e kapitullit 12 të ligjit për Arsimin e Lartë, i cili lejon privatizimin e universitetit publik, ose kthimin e universiteteve private, në jo fitimprurëse.

“Deri në miratimin e ligjit, ne kemi paraqitur të argumentuar të gjitha, ndryshimet që duheshin bërë në formatin ligjor. Një nga këto ka qenë edhe elminimi dhe rrëzimi i kapitullit 12, për institucionet publike të pavarura. Me futjen e ligjit në fuqi ne jemi të detyruar ta zbatojmë. Gjatë protestave, unë jam shprehur disa herë, që ka nevojë për një rishikim tërësor. Tani po e them hapur këtu, që ky kapitull duhet të hiqet, sepse është krijimi i institucionit privat brenda publikut. Në institucionet publike, transformimi nga institucion publik, në institucion publik të pavarur, bëhet me vendim të bordit të administrimit. Bordi sot është 100% në krahun e qeverisë. Nëpërmjet bordit dhe administratorit, mohohet fare autonomia e Universitetit, duke bllokuar institucionin e rektorit. Prerja e kësaj koke, nuk i nënshtron studentët. Prerja e kokës së Mynyr Konit, nuk i ul kokën studentëve”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej