Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Myfarete Laze: Amaneti i të parëve, të mos harrojmë krimet ndaj Çamërisë (film)

Nga Media 0

Këngëtarja e famshme në një mesazh prekës për historinë e djalit të Çamërisë, Sokol Sejko, që u vra nga regjimi komunist.

Të mos harrojmë krimet që janë bërë ndaj popullsisë së Çamërisë.”

Është ky mesazhi i këngëtares së mirënjohur shqiptare, Myfarete Laze. Ajo ka komentuar një prej artikujve të publikuar në 27.al që lidhet me historinë tragjike të birit të Teme Sejkos, çamit që u persekutua dhe u vra dhunshëm nga regjimi komunist, bashkë me të birin.

U prehtë në paqe. Të rrojmë e ta kujtojmë, jo vetëm si djalin tonë të këputur në lule të jetës, por mos të harrojmë krimet ndaj Çamërisë. Amanetin e të parëve. Të gjithë bashkë sot ma shumë se kurrë!”, shkruan Myfarete Laze, duke komentuar artikullin qe sjell detaje nga vrasja e të birit të Teme Sejkos.

Është një nga ato historitë e vrasjes dhe persekutimit  të popullsisë së Çamërisë edhe nga regjimi komunist, pasi kishin kaluar kalvarin e tmerrshëm të genocidit të shtetit grek. Ndërkohë, këngëtarja e njohur shqiptare, Myfarete Laze është bijë e Çamërisë dhe ja si i këndon ajo vendit të të parëve të saj, bashkë me Aleksandër Gjokën e Shaban Zenelin.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej