Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Mungesa e sigurisë ushqimore/ AKU paralajmëron për bllokim 73 biznese

Nga Rexhina Biba 0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka paralajmëruar për bllokim 73 biznese, si merkate, furra buke dhe subjekte të qumshtit dhe mishit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion të gjerë për kontrollin e të gjitha subjekteve në vend, që merren me tregëtimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore.
Inspektorët e AKU-së, kanë kryer kontrolle në tregje të hapura, në minimarkete, në subjekte që tregëtojnë mish e qumësht si dhe në të gjitha bizneset e tjera, për të parë se sa këto subjekte respektojnë kushtet për sigurinë ushqimore.
Nga kontrollet e kryera nga data 23-30 shtator, janë marrë 73 masa “Paralajmërim” për bllokim, si dhe janë vendosur gjoba ndaj biznesve që tregëtojnë pa plotësuar kushtet.
Ispektimet janë kryer në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Berat, Fier, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>