Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Mungesa e mjeteve zjarrfikëse rrezik për banorët e Patosit

Nga Klodiana 0

Problematika e zjarreve dhe mungesa e mjeteve zjarrfikëse është kthyer në shqetësim për banorët e Patosit.

Në ndihmë qytetarëve të Patosit për fikjen e zjarreve ka ardhur zjarrfikësja nga Albetroli ose zjarrfikëse nga qyteti i Fierit.

Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balili tha se reparti zjarrfikës i Patosit ka një marrëveshje me Albpetrolin, ku në rast zjarri ajo të vihet në dispozicion të menjëhershëm të efektivit.

“Ne kemi filluar të bëjmë kërkesat që herët që kur kemi konstatuar gjendjen e infrastrukturë paefektshme e cila i është transferuar bashkive. Ne i kemi venë në dispozicion një mjet me të cilin lëviz ekipi. Kemi rregulluar këtë marrëdhënie me Albpetrolin i cili ka qen disponibël në të gjitha rastet, por shpenzimet e bazës materiale janë tonat”, tha Balili.

Gjithashtu, edhe drejtori i repartit zjarrfikës në Patos, Alket Halimi, shprehet se në Repart është i domosdoshëm një mjet zjarrfikës për ti shërbyer në kohë komunitetit të Patosit.

Pas kërkesave të shpeshta për të siguruar një mjet zjarrfikës, ata thanë se na është premtuar dhe shumë shpejt me ndihmë edhe të Bashkisë, Reparti i Patosit do të ketë një të tillë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej