Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

A mundet qeveria të korrigjojë asimetrinë e informacionit në tregun e arsimit?

Nga Media 0

Nga Klodian Tomorri

Sistemi arsimor në Shqipëri është kapur në një kurth, i cili e ka çuar ekuilibrin e tregut në një situatë të padëshirueshme për shoqërinë.

Shqipëria shpenzon 50 miliardë lekë në vit për arsimin në të gjitha nivelet e tij. Por pavarësisht rritjes së përvitshme të faturës që shoqëria paguan për edukimin e brezave të rinj, hendeku i dijeve mbetet i madh.

Sektori privat, i cili përmes konkurrencës duhet të kishte bërë presion pozitiv për rritjen e cilësisë, në të vërtetë është shndërruar në deformuesin më të madh të tregut. Pyetja është pse?

Dështimi i tregjeve të lira nuk është një fenomen i panjohur për ekonomistët. Ka disa rrethana apo faktorë, të cilët në disa raste e orientojnë konkurrencën e lirë në ekulibër jo-optimal. Asimetria e informacionit është një prej tyre.

Në një treg ideal blerësi dhe shitësi kanë informacion të plotë për produktin apo shërbimin që shkëmbejnë. Rrjedhimisht transaksionet ndodhin me vullnet të lirë. Por në disa tregje, kjo nuk është e mundur.

Ka raste kur blerësi e ka të pamundur të verifikojë cilesinë, apo karakteristikat e produktit ose shërbimit që po blen. Rrjedhimisht ai është në pozicion të disfavorshëm ndaj shitësit.

Në shumicën e tregjeve kjo korrigjohet vetvetiu. Nëse ti shkon në një restorant dhe shitësi të mashtron me ushqimin, ditën tjetër ndryshon restorantin. Rrjedhimisht restorantet që mashtrojnë klientët dalin nga tregu.

Por në tregje të tjera ky proces mund të jetë më i vështirë. Arsimi është një prej tyre. Nëse ti zgjedh një Universitet pa e ditur cilësinë që ai po të ofron, nuk mund ta ndryshosh dot ditën tjetër.

Në raste të tilla, kur tregjet çojnë në ekuilibra të padëshirueshëm, ajo që nevojitet është politikë ekonomike. Shkurt ndërhyrje e qeverisë, për të korrigjuar deformimin e tregut dhe për të zhvendosur ekuilibrin në një pikë e cila maksimizon më shumë mirëqënien e shoqërisë.

Në tregun arsimor, zgjidhja do të ishte rankimi, ndryshe renditja e universiteve. Në Britani, qeveria për të zgjidhur dështimin e tregut ndërtoi të ashtuquajturin exellence teaching frameëork, një kuadër i cili rendit Universitetet sipas cilësisë.

Renditja bazohet në një sërë faktorësh, arritjet e studentëve, niveli i të ardhurave që ata fitojnë pas 5 vjetesh pasi kanë mbaruar Universitetin, numri i paperave që botojnë etj. Renditja i vihet në dispozicion publikut, i cili ka mundësi të zgjedhë duke maksimizuar vlerën e parave që shpenzon.

Kjo është lehtësisht e realizueshme edhe në Shqipëri. Dhe do të ishte rruga më e mirë për të zgjidhur dështimin e tregut arsimor. Por Ministria e Arsimit në vend që ta bëjë, shkon e kontrakton agjencinë britanike thjesht për akreditim.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej