Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

“Mund të kishte më shumë viktima”, zbulohet pse ndodhi vrasja në Mat

Nga Klodiana 0

Kërkesa e Kujtim Koxhës, 51-vjeçarit që vrau tre persona në Mat ka qenë dhe motivi i konfliktit me punonjësit e bashkisë. Burime të sigurta nga policia raportuan për BalkanWeb se Koxha, aktualisht kryeplak i fshatit Shëlli të Matit iu kishte kërkuar punonjësve të Bashkisë t’i çonin rrugën deri tek shtëpia e tij.

Por punonjësit i janë përgjigjur se kishin një projekt para, të cilin duhet të zbatonin që me sa duket nuk e parashikonte rrugën deri në shtëpinë e kryeplakut. Ky ka qenë edhe momenti që mes 51-vjeçarit dhe punonjësve të bashkisë ka nisur sherri që solli më pas dhe masakrën.

Por gazetari Enver Doçi ka zbuluar detaje të tjera të frikshme rreth ngjarjes që mund të kishte pasur dhe më shumë viktima. Mësohet se Koxha ka hyrë në lokal më një automatik dhe dy karikatorë. Njërin e kishte në armë dhe tjetrin në xhep. “Kur ka hyrë një prej personave në lokal sa e ka parë, i ka kapur nga pas automatikun dhe ia ka ngritur lart. Nëse nuk do i kishte kapur armën, asnjë nuk do ishte gjallë. Ai na shpëtoi”, ka thënë një dëshmitar për gazetarin Enver Doçi.

Mësohet se në lokal në kohën e ngjarjes ndodheshin gjithsej 7 persona, pjesa më e madhe punonjës të bashkisë së Matit.

Mentor Hoxha, (i vrarë në vend) Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi (ndërruan jetë në spital) mbetën viktima të sulmit me armë. I plagosur është shtetasi Astrit Hani. Policia arrestoi autorin rreth dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të frikës nga një hakmarrje e mundshme nga familjet e tre viktimave.

/balkanweb/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej