Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Mund ta blesh një vaginë, por grua është zanat tjetër

Nga Media 0

Nga Mira Kazhani

Këtë verë i thashë një miku, që ia çmoj mendjen brilante: “Ç’kanë që më sulmojnë? Jam e papërgatitur që të jem kaq e rëndësishme. Gazetaria është gjithçka që dua të bëj dhe si unë ka plot. A thua se jam ministre, deputete, drejtore doganash… Unë një copë portal kam! Pse nuk të sulmojnë ty, për shembull? Ti ke vila, historitë e jetës tënde, famë, ke pasur edhe pushtet, po kërkush s’merret me ty. Kanë nge të merren me një si unë, që jetoj me prindërit dhe më dhembin tëmthat duke u futur në shtëpi në majë të gishtave kur jam me vonesë mbrëmjeve”.

Miku i hatashëm u përgjigj pastër, qetë dhe hidhur: “Epo, ti je grua!”.

Dialogu me mikun e hatashëm m’u ndërmend sot, teksa për rastësi iu bashkova nënës sime, që është fanse e “Rudinës” në Tv Klan. Të jem e ndershme, nuk e shihja, ndoshta prej vitesh, për shkak se ky nuk është një orar që më gjen në shtëpi. Sot ndodha dhe sa mirë.

Rudina ftoi një grua me një histori të veçantë. E lindur djalë por e ndjerë vajzë, Linda Rey, e cila të merr erzin (me shumë të drejtë), nëse e thërret transgjinorja Linda Rey. Linda, thjesht Linda!

Ishte një bisedë e vështirë për Rudinën dhe Lindën. Në fakt, për fajin e askujt. Nuk është faji i Rudinës pse disa terma në përgjithësi nuk i dimë a nuk jemi gati. Për dreq, shumica e bisedës derivoi tërë kohën në nevojën për një fjalor terminologjie sesa në historinë e Lindës, e cila qe e sjellshme, e sinqertë dhe u përpoqa ta pranoj bashkë me nënën time, që e ndiqte si e tulatur me buzët e mbledhura dhe vetullat gjithashtu!

Si shumë të tjerë, as unë nuk jam gati të them që nuk paragjykoj, por jam e gatshme të mësoj, të pranoj të ndryshmen, pa ngrysur ballin. Duhen kurse si ato të anglishtes, kur ishim të vegjël, si palestrat apo dietat sot, që të na ndihmojnë neve qenieve njerëzore të mësojmë të ndryshmen.

Ti je bjonde”, -i tha Linda Rudinës. “Je, se kështu ke zgjedhur t’i lyesh flokët”.

Kështu pra, sipas Linda Rey, njeriu zgjedh vetë çfarë dëshiron të jetë në këtë botë me lehtësinë e një boje flokësh. E tha thjesht, me theks italian por vërtetësisht. Linda Rey kishte blerë një vaginë dhe ajo i ka dhënë një kuptim jetës dhe trupit.

Por, në fakt, që nga pajisja me të, në jetë të presin dhjetëra pengesa, njëjtë si me seksin tjetër, po gratë rrjedhimisht ca më shumë. Se di nëse do isha djalë a do kisha jetuar më mirë, a do i kisha njohur ata burra që shpesh vetëm mësojmë t’i duam pa u njohur, pa i njohur? A do kisha qarë e dhembur tëmthash duke u futur majë gishtash në shtëpi? Po injoroj të flas me sikure. Gjithsesi, ndryshimi dhemb. Të jesh ndryshe, qëllohesh. Jo prej vaginës, se ato vetëm këmbë nuk kanë në Tiranë. Nuk është pasja e saj e vetmja shenjë që ti je grua, Linda!

E kupton gjatë gjithë rrugës, që nga mrekullitë e ëmbla që të fal gjinia e bukur: krehja e kukullave me flokë të artë; shtrimi i tavolinës me krenari; bërja e kekut të parë; puthjes së parë; puthjes së fundit; kur lyen me rimel qerpikët  në atë festën e parë; kur vesh taka; kur heq takat; kur merr lule; kur qan, se ai ka ikur; kur bën një bebe… e pafund e deri tek vrajat e pafundme kur dëshiron t’i ngjash gruas së fortë, që të mësojnë nënat shqiptare-mos u rrëzo-mos u dorëzo-mos kundërshto-mos u anko-mos u vono!

Pastaj vjen puna/karriera dhe zbret në realitet. Nëse nuk më besoni, ndizni televizorin tani. Numëroni sa burra ka studiove? Sa gra? Pastaj pyesni veten: Për cilin keni lexuar kur janë ndarë e kur janë pajtuar? Për kë dini më shumë? Do e merrni përgjigjen shpejt. Nëse jo, shoku im i hatashëm e thoshte hidhur:-epo ne jemi burra!
Kështu pra: Të jesh grua nuk mjafton vetëm të kesh një vaginë linda, e dashur Linda!

/Tiranapost/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej