Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Mrekullitë e çajit jeshil

Nga Loneta 0

Çaji jeshil ka shumë efekte pozitive në organizëm, nëse duam t’i kushtojmë vëmendje të qenit mirë nga ana shëndetësore si në aspektin fizik, edhe në atë mendor. Ndikimet pozitive të çajit jeshil njihen që nga antikiteti dhe kryesisht kanë qenë popujt orientalë ata që ia kanë njohur vlerën që herët kësaj bime. Nuk duhet harruar se çaji jeshil është i pasur me shumë substanca të dobishme për trupin tonë si polifenolet, katekinat dhe teinat, të cilat kanë efekte antioksiduese.

Disa nga “mrekullitë” e çajit jeshil:
– Ngadalësimi i plakjes
– Humbja e peshës
– Ulja e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit
– Kuron sëmundjet e lëkurës
– Lufton viruset
– Lufton rënien e flokut

Kujdes me sasinë e çajit jeshil që konsumoni. Teina nuk i bën mirë sistemit nervor nëse konsumohen sasi të mëdha çaji. Masa e këshillueshme është poshtë katër litrave në javë. Gjithashtu, mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes me konsumin edhe gjatë shtatzënisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej