Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Moti i keq/ Prençi: Tre ditët në vijim temperatura -20 gradë, Rama: Do të shtojmë masat

Nga Skenderi 0

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi,  u shpreh se, emergjencat Civile paralajmërojnë se reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdetare. Aktualisht tha ai, sot 1/3 e vendit është e zbardhur.

Gjithashtu Prençi, në mbledhjen që Kryeministri Rama zhvilloi sot me drejtuesit e disa intitucioneve për masat që janë marrë për të përballuar situatën e rënduar të motit, u shpreh se dy segmente rrugore janë të bllokuara: Bogë- Theth dhe Pjesa e Vermoshit. Ndërsa  paralajmëroi se, në tre ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe Shqipëria e mesme do të ketë ngrica.

Më tej Prençi u shprehse kompanitë kontraktore nuk kanë kripë mjaftueshmë për të përballuar situtatën, por sot janë marrë masa urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën. Janë ngritur shtabet e emergjencave në të gjitha qarqe.

Ndërsa Kryeminitri Rama u shpreh se situata në vend po monitorohet, nuk ka raste të rënda, akset në gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë. Do të shtojmë masat në ditët në vijim pasi moti do të përkeqësohet, por këto ditë gjithçka ka qenë në monitorim të plotë.

I pranishem në mbledhje ishte dhe Ministri i Buqësisë Edmond Panariti i cili tha se gripi i shpendëve është pëehapur  në Greqi, por ne e kemi situatën nën kontroll.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej