Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Moti i keq/ PD, Spaho: Situata e rëndë, nuk ka ujë të pishëm dhe shërbim shëndetësor

Nga Rexhina Biba 0

Situatën në vend në lidhje me zonat e izoluara, rrugët e bllokuara dhe mungesën e energjisë elektrike, Partia Demokratike e përshkoi si “të rëndë”.

Sipas informacionit të marrë prej strukturave të saj, opozita veçoi si zonat më problematike fshatrat në verilindje dhe juglindje të vendit, kryesisht në Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Dibër, Krujë, Librazhd dhe Korçë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se, në disa fshtra të këtyre zonave, kryesisht në veri, nuk ka ujë të pijshëm prej dy ditësh dhe as shërbim shëndetësor.

“Në të gjitha këto zona nuk janë dërguar borëpastruese dhe mungon kripa për zhbllokimin e rrugëve”, tha Spaho.

Sipas demokratëve, kjo gjendje është pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë, e cila kujdeset më shumë për shoë në ekran sesa për të ndihmuar qytetarët në terren.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej