Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Moti i keq/ Izolohen njësi administrative në Kukës, Has dhe Tropojë

Nga Ejona 0

Mijëra banorë të Kukësit, Hasit e Tropojës kanë mbetur të izoluara si pasojë e reshjeve të dendura të borës që kanë rënë gjatë gjithë natës së shkuar

Shtabi i Emergjencave Civile në Prefektuurën e Kukësit raporton se të bllokuara janë Njësitë Administrative: Grykë-Çajë,Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec e Malzi si dhe shumë fsjatra në bashkitë Has e Tropojë.

Lidhur me situatën e energjisë elektrike, Kukësi dhe Hasi janë tërësisht në errësirë pasi një defekt ka këputur fiderat e transmetimit të rrymës.

Ekspertët bëjnë me dije se është shkaktuar një defekt në linjën 110 kilovolt në Krumë të Hasit, aty ku është dëmtuar fideri numër 4.

Specialistët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur defekti, por deri tani nuk është bërë I mundur riparimi I tij.

Sa i përket qarkullimit në akset rrugore, drejtuesit e automjeteve mund të lëvizin vetëm me zinxhirë ndërkohë që në zonat e thella malore trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër, në Valbonë.

Akset nacionale:
Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash. Punojnë 8 borëpastruese.

Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.

Kukës –Zapod e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35cm.   Punojnë 2 borëpastruese,1 fadromë.

F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme me zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Q.Shlak e Q.Mali është e bllokuar . Lartësia e dëborës 90 cm.Po punojë 2 borëpastruese e 1 eskavator.

Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm në Q.Tobli.Punojnë 4 borëpastruese.

Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 60 cm.
Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Valbonë e qarkullueshme me zinxhirë.  Lartësia e dëborës deri në 1m në Valbonë .  Punojnë 2 fadroma e 1 borëpastruese.

B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.

B.Curri-Q.Luzhë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në Q.Luzhë.Punojnë 3 borëpastruese.

B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm.Punojnë 2 borëpastruese.

Firmat kontraktore kanë punuar me të gjitha mjetet e forcat e tyre për të ndërhyrë në segmentet problematike. Nuk është raportuar për problematika të vecanta.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>