Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Moti i keq në Vlorë, 300 pasagjerë të bllokuar në traget

Nga Skenderi 0

ANKOROHET RIMORKIATORI LIRIA - Rimorkiatori "Iliria", duke u ankoruar ne portin e Vlores. Dy marinare shqiptare kane humbur jeten duke u perpjekur te rimorkionin tragetin Norman Atlantik, pas zjarrit qe kishte rene ne kete traget./r/n/r/nTUGBOAT ILIRIA - People wait for Iliria tugboat to anchoring in the port of Vlora on December 30, 2014. Two Albanian seamen have been killed on Iliria tugboat while towing the fire-stricken Norman Atlantic ferry.

Koha e keqe e orëve të fundit ka sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë në det. Për pasojë dy tragete, të cilët bëjnë linjën Vlorë-Brindisi nuk kanë mundur të ankorohen mëngjesin e sotëm në kalatat e portit të Vlorës, pasi dallgët arrinin në 6 ballë brenda gjirit dhe 7-8 ballë në det të hapur.

Era që frynte rreth 15 m/s ka sjellë vështirësi për ankormin e trageteve në kalata. Për pasojë qysh prej orës 07:00 të dy tragetet kanë dalë në Radë.

Në bordin e trageteve janë 250 pasagjerë në njërin traget dhe 50 pasagjerë në tragetin tjetër, të cilët presin të qetësohet moti për të dalë në tokë.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit deri në qetësimin e motit. Në disa zona ka patur shkëputje të energjisë eletrike si pasojë e erërave të forta.

/top-channel.tv/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>