Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Moti i keq bllokon Shqipërinë, shkollat pa mësim e rrugët të pakalueshme

Nga Media 0

Rrugët e pakalueshme por edhe mungesa e ngrohjes në shkolla, kanë bërë që në shumë qytete të Shqipërisë të mos zhvillohet mësim.

Mësimi është pezulluar në qarkun Dibër, Korçë dhe në zonat e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Edhe në Qarkun e Gjirokastrës në pjesën më të madhe të shkollave sot nuk është zhvilluar mësim.

Në qarkun Kukës me përjashtim të pak shkollave në qytet, në të gjitha institucionet e tjera arsimorë nuk është zhvilluar proces mësimor.

Në Korçë janë bllokuar zonat e Mokrës, Panaritit dhe Gorës, ndërsa ka probleme të mëdha me lëvizshmërinë e mjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve ku është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.

I vetmi aks i bllokuar totalisht është ai në Devoll, Miras-Arrëz ku dëbora ka shkuar mbi 70 cm.

Në qarkun Dibër mjaft zona janë të bllokuara ndërsa akset rurale të pakalueshme. E vetmja rrugë që kalohet është aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë me zinxhirë.

Ndërsa Rruga e Kombit është e kalueshme me zinxhirë por në disa akse ka probleme.

Po ashtu në shumë zona të thella të qarqeve Kukës, Dibër dhe Korçë ka mungesë të energjisë elektrike.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej