Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Moti ekstrem në Itali, vendi ende në gjendje alarmi

Nga Klodiana 0

Vazhdon akoma moti ekstrem në Itali, që nga veriperëndimi i vendit, po zbret në jug. Në Liguria u gjet trupi i pajetë i një peshkatari, nga i cili nuk kishte më asnjë gjurmë që prej të mërkurës, ndërsa tre persona të tjerë konsiderohen të zhdukur në Piemonte e Siçili.

Përgjatë katër ditëve, sipas meterologëve, ka rënë shiu i gjashtë muajve, duke sjellë për pasojë përmbytje të mëdha e ujëra të furishme me forcën të shkatërrojnë një urë.

Ekspertët po mbajnë nën vëzhgim tani rritjen e nivelit të Po-së, lumi më i gjatë i Italisë që kalon përmes Torinos, njëri prej qyteteve më të populluara të vendit. Pas Piemontit, edhe Liguria kërkon tani shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Sipas Corriere della Sera, nuk ka ende një përllogaritje të saktë të dëmeve, megjithatë vlerësimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për humbje që shkojnë në 100 milionë euro.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>