Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Mosdekretimi i ministrit, Basha: Meta ka kompetencat e tij kushtetuese

Nga Media 0

Kryeopozitari Lulzim Basha ka komentuar nga Korça ku po zhvillon një takim dy-ditor, vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar gjeneralin Sandër Lleshi si ministër i Brendshëm.

Sipas tij, Meta ka kompetenca që ia njeh kushtetuta ndërsa ka komentuar edhe mesazhin që Rama u dërgoi dje deputetëve të PS.

“Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë të gjitha për aspektin kushtetues për dekretin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Rama. Një gjë është e sigurt, që lëvizja e ashpër nuk është lojë shahu. Është dhe do të jetë vetë largimi i kryeministrit Rama. Vendi është pa kryeministër, pa gjykatës, pa prokurori. Përgjegjësi për këtë, është se qeveria është kthyer në një organizatë kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën”, është shprehur Basha.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej