Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

“Mos ma prek Valbonën!”, peticion online kundër ndërtimit të HEC-ve

Nga Luljeta Progni 0

Shtohen përpjekjet qytetare për të ndalur ndërtimin e HEC-ve në luginën e Valbonës.

Peticioni online është një tjetër rrugë e protestës së qytetarëve kundër ndërtimit të HEC-ve në Valbonë. Ka nisur prej tre ditësh firmosja online e peticionit kundër ndërtimit të HEC-ve në Luginën e Valbonës dhe janë mbledhur deri tani rreth 3 mijë firma. Ndërkohë që më 29 tetor është paralajmëruar një protestë e artistëve e mbështetur nga qytetarët, një iniciativë e këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtarë, Elina Duni e Eda Zari. Thirrjes së dy këngëtareve i janë përgjigjur dhe shumë artistë të tjerë, të cilët pritet të jenë më 29 në Valbonë bashkë me mijëra qytetarë për të ndalur ndërtimin e HEC-ve që shkatërrojnë atë.  Dy këngëtaret kanë lajmëruar se e njëjta protestë do të zhvillohet më 30 tetor në Tiranë.

“Mos ma prek Valbonën!”, do të jetë thirrja e kësaj proteste e organizuar si koncert me pejsëmarrjen e dy këngëtareve dhe shumë artistëve të tjerë që i janë bashkuar e pritet t’i bashkohen protestës.

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë hap prapa në vendimin për të ndërtuar 11 HEC-e në Valbonë. Ai justifikohet me faktin që koncesionet janë dhënë në kohën e Berishës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej