Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Mos ma prek o “SHKJAH” Fushën e Laprakës

Nga Klodiana 0

Nga Bledi Marku

Vijon degradimi i kryeqytetit. Pavarësisht propagandës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për mbjelljen e pemëve dhe rritjen e siperfaqeve të gjelbërta, si edhe shëndërrimin e Tiranës në qytetin e gjeneratës së re. Ku Veliaj nënkupton largimin e të rinjve nga kafenetë duke ushtruar më shumë sporte në natyrë por edhe në kampet e reja sportive, mesa duket, kjo është vetem një “show” i stisur dhe i mirëorganizuar nga stafi mediatik i kryebashkiakut për të krijuar idenë se në Tiranë po punohet çdo ditë.

Në dokumentat e mëposhtme tregohet mënyra se si po tjetërsohet i vetmi kamp sportiv i njohur si “Fusha e Laprakës” në “Njesinë Administrative nr.11”, ku me bekimin e Erion Veliajt tashmë është dhënë leja ndërtimore. Në këto dokumenta tregohet qartë që për këtë pasuri ështe lidhur një kontrate sipermarrje me Shoqërinë “Salillari” SH.P.K., për ndërtim mbi këtë truall me nr. dok. 15427 dhe kontratë sipërmarrje nr. 3050/651, datë 23/10/2017.

Kujtojmë se “Fusha e Laprakës” është ndërtuar në vitin 1939 nga pushtuesit Italian dhe është ndërtuar në tokë shtet. Por në vitin 2014 pas plot 75 vitesh, edhe kësaj fushe i doli “pronari i ri”. Por ajo që bie në sy, është fakti se kompania “Salillari Sh.P.K” një Beratas ne origjinë, e vetmja lidhje që ka me Tiranën është ndërtimi i uradhe dhe mbikalimeve, dhe asnjë lidhje tjetër pronësie. Dua të theksoj se me ndërtimin e këtij pallati do të kemi të bëjmë jo vetëm me një akt që e dëmton këtë komunitet por edhe me një shkelje të rëndë ligjore.

Kjo fushë i mbijetoi ndryshimit të sistemeve, nga Komunizëm në Demokraci.
I mbijetoi, marrëzisë së shqiptarëve në vitet 1997-1998
Por në asnjë mënyrë nuk po ja del dot ti mbijetojë babzisë së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Lali, do doja të bëja një pyetje. Pse po e shkatërron këtë kamp sportiv që është i vetmi në Njësinë Administrative nr11?
More Lali, ti sapo u shtove me një djalë, dhe uroi të ketë jetën e gjatë e të shëndetshme. Ama, pse po ja heq edhe tët biri mundësinë që të luajë në këtë kamp sportiv ?
Mendoje një herë, ndoshta ndryshon mëndje, pasi janë edhe zgjedhjet vitin e ardhshëm …

Posted by Bled Marku on Wednesday, October 10, 2018

https://www.facebook.com/bledi.marku88/posts/10213151744853591

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej