Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mori rryshfet 2 milion dollarë, arrestohet Ministri i Ekonomisë në Rusi

Nga Skenderi 0

Është arrestuar Ministri i Ekonomisë në Rusi Aleksei Ulukajev pasi akuzohet se ka marrë ryshfet.

Zëdhënësja e Komitetit Investigativ Svetlana Petrenko, tha se Ulukajev u kap në flagrancë ndërsa merrte ryshfetin prej 2 milionë dollarësh .

Sipas Komitetit Investigativ Ministria e  Ekonimisë kishte dhënë një vlerësim pozitiv që çoi gjigandin e naftës Rosneft në blerjen e 50% të aksioneve në një kompani tjetër të naftës, Bashneft.

Ministri Aleksei Ulukajev rrezikon të dënohet me  8-15 vite burg  nëse shpallet fajtor.

Ai është zyrtari më i lartë rus që arrestohet që nga grushti i shtetit i vitit 1991 në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>