Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Monitorimi ajror: U identifikuan 700 parcela më shumë se një vit më parë

Nga Rexhina Biba 0

Policia e shtetit gjatë analizës së misionit të përbashkët me Guarda di Finanzia bënë të ditur se janë identifikuar rreth 700 parcela hashashi më shumë se një vit më parë.

Vitin e kaluar janë evidentuar 1386 parcela, ndërsa këtë vit janë evidentuar 2086 parcela.

Nga monitorimet në terren nga ajri, bëhet e ditur se tashmë bëhet kultivimi i parcelave më të vogla dhe më të shpërndara në territor dhe në pak raste janë evidentuar parcela të mëdha.

Nga 2086 parcela të identifikuara janë asgjësuar 2082, pra 99.8 % e tyre. Janë asgjësuar 753.468 bimë të identifikuara nga monitorimet ajrore, krahasuar me 242.945 rrëjnë një vit më parë. Në total janë asgjësuar 2.4 milionë rrënjë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>