Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Monika Kryemadhi: Tani loja është më e bukur

Nga Loneta 0

Menjëherë pas marrëveshjes Rama-Basha, Luan Rama dhe kryetari i ri i LSI, Petrit Vasili, kanë shprehur publikisht pakënaqësinë për këtë marrëveshje.

Zëvendës kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se tani që të gjithë lojtarët janë në fushë dhe legjitimiteti i zgjedhjeve do të ravijëzojë LSI-në si forcë të parë. Gjithashtu i bën thirrje partisë se, tashmë motorët janë ndezur.

“Mirëmëngjes miq!  Sot Shqipëria është më e qetë!

Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqenie. Motorët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël”- shkruan Kryemadhi në faqen e saj në Facebook.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej