Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Momenti kur drejtoresha e “Sami Frashërit” kërcënoi gjimnazistët (film)

Nga Klodiana 0

Ashtu sikundër pretendeuan disa prej gjimnazistëve që iu bashkuan protestës së studentëve, Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, Teuta Dobi, në kryeqytet i ka penguar ata të marrin pjesë në marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

“BalkanWeb” siguron videon nga mbledhja qe drejtoresha Dobi ka zhvilluar me Senatin e klasës. Herë me tone miqësore, duke i folur si ‘shoqe’ por herë në pozitat e titullares, Dobi u thotë nxënësve, se do garantojë me jetën e saj që askush të mos marrë pjesë në protestë.

“Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim” dëgjohet të thotë drejtoresha Dobi në mbledhje me Senatin e Shkollës, ndërsa lexon thirrjet e bëra në rrjetet sociale, për pjesëmarrjen në protestën e sotme.

/Balkan Web/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej