Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Mollët

Nga Media 0

Nga Ridvan Dibra

“Më hahet një mollë!”, thotë im bir dhe sheh me lakmi degët e rënduara përtej gardhit. Është lodhur nga rruga dhe mollët janë dobësia e tij, kurse unë mjafton të zgjatem paksa që t’i arrij frutat e kuqe.
“Nuk bën, shpirt. Nuk janë tonat. Nuk duhet të lakmosh atë që s’është e jotja”, them unë pa e parë në sy tim bir.
“Vetëm një kokërr, babë!”.
“Jo, shpirt! Edhe pak dhe arrijmë në shpinë tonë. Aty ke mollë sa të duash”.
“Mua tash më hahet…”
“Tashti jo”, them unë dhe ndjej një dëshirë të papërballueshme për mollë.
Im bir është lodhur nga rruga dhe gjumi e zë në prehrin tim. E marr me kujdes para duarve dhe e vë mbi barin e butë. Mandej shkoj drejt mollëve dhe këpus dy kokrra. Njërën e kafshoj menjëherë, kurse tjetrën e ruaj.
Im bir vazhdon gjumin mbi barin e butë dhe unë jam i sigurt se, deri atëherë kur ai të jetë zgjuar, do të kem gjetur shumë arsyetime që justifikojnë marrjen e një molle në kopshtin e huaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej