Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mjeshtri Makri gdhend në gur portretin e Shën Terezës

Nga Skenderi 0

nena-terez

Dita kombëtare e Nënë Terezës duket se nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mjeshtri i gurit, 78 vjeçari Muhedin Makri i cili ka gdhendur portretin i humanistes shqiptare Nënë Terezës.

Mjeshtri Makri prej më shumë se 26 vitesh punon në profesionin e gurëgdhendësit në pazarin karakteristik të qytetit te Gjirokastrës.

“Ngacmimin për këtë punim e kam marrë nga gjithë kontributi i Nënë Terezës”, pohon ai, duke theksuar se edhe turistët e huaj kanë paraqitur kërkesa të vazhdueshme mbi portretin e shenjtores.

Makri: Këtë vit kam gjetur Nënë Terezën me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, e kam bërë disa herë, por e kam përsëritur dhe do ta përsëris sa herë të më shitet. Është vlerësuar nga të gjithë.Edhe unë si artizan, si patriot, si njeri me gjak dhe shpirt për punën jam i detyruar që të bëjë të gjithë ato figura që unë dëshiroj dhe që më shiten. Nënë Tereza u zgjodh më shumë nga kosovarët, por dhe nga shqiptarët. E përgëzojnë më shumë kosovarët, megjithatë ne jemi një gjak. Dëshiroj që zëri i Shqipërisë të ngrihet lart e më lart. Sivjet ka shitur katër copë. Vazhdoj ta kem gjithmonë në vitrinë.

shenjtorja-655x356

 

134589

/ora news/

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>