Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mjekja Marsida Duli: Mos i çoni fëmijët e sëmurë në kopshte

Nga Skenderi 0

mjekja

E ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv mjekia nefrologe Marsida Duli këshillon prindërit që fëmijët e sëmurë nga virozat e stinës të mos i çojnë në kopshte.

“Virozat e stinës së dimrit fillojnë nga nëntori dhe mbarojnë në mars. Problematika ka për të moshuarit dhe për fëmijët. Jo vetëm gripi por edhe sëmundjen e rrugëve të frymëmarrjes janë shumë ngjitëse dhe ajo që rekomandohet është minimizimi i kontakteve me njerëz të infektuar. Shumë prindër çojnë fëmijë të sëmurë në kopshte dhe edukatoret pranojnë t’i mbajnë, kjo nuk i shërben as fëmijës por ndikon edhe te fëmijët e tjerë”, tha mjekia.

Duli këshillon që në këtë stinë duhet të konsumohen sa më shumë lëngje, të kujdesemi për aktivitet fizik, të marrim ajër të pastër dhe të shmangim e aktivitetet kolektive.

Sa i përket HIV AIDS mjekia u shpreh se kjo sëmundje vazhdon të jetë sfida e shekullit ndërsa  çdo vit ka 2 milionë të infektuar.

“Shifrat e të të prekurve me SIDA janë të frikshme. Në botë të infektuar me HIV AIDS janë rreth 36,7 milionë të infektuar ku 35 milionë kanë vdekur nga pasojat e kësaj sëmundjeje ndërsa  çdo vit infektohen nga 2 milionë, por vitet e fundit si pasojë e fushatave ka një rënie të ndjeshme”, thotë mjekia.

E pyetur nëse gabimet e mjekëve duhet të cilësohen vepër penale Duli u shpreh: ”Gabimet mjekësore ndodhin në praktikën e përditshme sepse mjekësia nuk është një shkencë aq ekzakte që nuk e njeh gabimin. Sa i përket veprimit proceduarial të mjekut në Shkodrës ai ka vepruar që t’i ofrojë ndihmën pacientit.  Në kodin tonë të procedurës penale ekziston një nen që tregon se mjekët për gabimet që bëjnë ndiqen penalisht, por gabimi në mjekësi është gabim në detyrë, gabim i bardhë.”

/shqiptarja.com/

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>