Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Mitropoliti i Konicës Andreas shpalosi hartën për copëtimin e Shqipërisë. Tirana ia merr me gjumë

Nga Arben Llalla 0

Mitropoliti Andreas: Shikojmë se Shqipëria kërkon të zgjasë dorën e saj me idenë e Shqipërisë së Madhe në Maqedoni e deri në Artë dhe Prevezë.

Nga Arben Llalla

Harta e Greqisë së Madhe

Të dielën në fshatin Delvinaq, i cili ndodhet pranë kufirit të Greqisë me Shqipërinë Mitropoliti i Konicës Andreas mbajti i fjalim me rastin e 103 vjetorit të aneksimit të Jugut të Shqipërisë, kur ushtria e Greqisë më 1914 kreu masakra.

Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi shtetëror dhe fetar i Greqisë, Mitropoliti Andreas ndër të tjera deklaroi: “Shikojmë se Shqipëria kërkon të zgjasë dorën e saj me idenë e Shqipërisë së Madhe në Maqedoni e deri në Artë dhe Prevezë. Ne kërkojmë nga qeveria e Shqipërisë të ndalojë abuzimet me pasuritë e banorëve të Himarës duke përdorur “dekrete” sulltanësh të fallsifikuar. Të anullohet ligji i votimit, i cili parashikon humbjen e të drejtës së votës atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë. Këto ligje të qëllimshme skandaloze kanë për qëllim të përjashtojnë grekët nga procesi zgjedhor për të reduktuar numrin e minoritarëve në jugun e Shqipërisë. Të ndryshohet metoda joefikase e deritanishme të Autonomisë për t’u bashkuar pjesa veriore e Veriut të Epirit me Greqinë.”

Këto deklarata për nxitje të një lufte midis Greqisë dhe Shqipërisë bien ndesh me vlerat e fqinjësisë së mirë, por edhe ligjet e anëtarësimit të dy vendeve në NATO. Mitropoliti Andreas nuk është një njeri i thjeshtë, por një përfaqësues shtetëror dhe fetar, sepse në Greqi feja dhe shteti janë të pandara, pra i njëjti etnitet.

Gjatë fjalës së Mitropolitit të Konicës Anderas u shpalos edhe harta e Greqisë së Madhe, ku jugu i Shqipërisë ishte brenda Greqisë me parrullën: “Fund Autonomia, tani duam pavarësinë e Vorio Epirit!”.

Zbulimi i hartës së Greqisë së Madhe me aneksimin e jugut të Shqipërisë, me një parrullë subversive është një provokim i rëndës, sepse këtë veprim e ka bërë një funksionar i lartë zyrtar i Republikës së Greqisë. Këto veprime të Mitropolitit Andreas nxisin urrejtjen etnike dhe fetare midis dy popujve, dy fqinjëve që më shumë i bashkojnë gjërat historike se sa i ndajnë.

Nga Tirana zyrtare nuk ka kurrfarë reagimi. Me sa duket politika e mbrojtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë për qeverinë e Tiranës bëhet me fushata dhe vetëm me qëllime të pastra elektorale.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej