• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteri i kabinave të Divjakës dhe një hulumtim që zbardh të vërtetën

09:00 | 30/04/2018
në Shqiperi
0

Nga Rei Morina

Në plazhin e Divjakës, kur pyet sot mbi fatin e 338 kabinave të tij njërëzit ngrenë supet. Disa të thonë që pas tyre fshihet një histori e mistershme korrupsioni.Të tjerë i bien shkurt duke të thënë se “ato punë i di Bashkia”. Ka edhe nga ata që nuk preferojnë të komentojnë duke u mjaftuar me fjalinë “punë pushtëtarësh”. Askush nuk di të thotë më shumë përveç faktit se ato u takojnë tani pronarëve që vijnë nga larg, nga qytete të tjerë, me para të madhe dhe të lidhur me afera.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Historia e 338 kabinave nis në verën e vitit 2010, kur bashkia e kohës me kryetar Irakli Gorenë përmes një kontrate të dyshimtë konçesionare i kalon ato në pronësi të qiramarrësve, të cilët pretendonin dhe premtonin mirëmbajtjen dhe rritjen e standarteve në shërbim të pushuesve vendas dhe të huaj.

Për afro një vit me radhë qendra “Open doors” përmes projektit konçeskan ka arritur të zbulojë një sërë shkeljesh ligjore në lidhje me këtë kontratë. Nga hulumtimi i dokumentacionit rezulton se  një vendim  me nr. 499 i datës 19.07.2000 i Këshillit të Ministrave i quan këto kabina si pronë ekskluzive e Bashkisë Divjakë, çka do të thotë që ishte atribut i Këshillit Bashkiak për tjetërsimin ose jo të tyre, në zbatim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Por, në 2010, pa dijeninë e Bashkisë dhe vetëm me dijeninë e kryetarit Gorea, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave i kalon Kabinat, përmes një kontrate konçesionare në favor të individëve duke ua dhënë ato me qira. Gjithçka bëhet larg syrit të publikut, në fshehtësi dhe me shpejtësi të plotë, megjithëse këshilltarët e LSI, PS, PSD e PDK ngulën këmbë në bërjen e transparencës duke e akuzuar Gorenë se kabinat u janë dhënë personave që kanë lidhje familjare me të. Por, jo vetëm kaq; në Divjakë njerëzit të thonë se qiramarrësit jane nga qytete të tjera, nga Fieri e Lushnja, nga Tirana e Vlora, çka rezulton edhe në dokumentacionin shqyrtuar nga projekti konçeskan. Ekspertiza e ekspertëve të projektit arriti në përfunimin se i gjithë procesi i dhënies me qira dhe i privatizimit të kabinave shihet si i realizuar në mënyrë të paligjshme nga pushteti i vjetër vendor, çka cilësohet si një shkelje flagrante që meriton t’i japë zgjidhje një gjykatë administrative.

Pas kërkesës së “Open doors” në datë 18.102017, në lëvizje vihet edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ushtroi një auditim tematik, në përfundim të të cilit i rekomandoi kryetarit aktual të Bashkisë Divjakë zbatimin e masave me karakter organizativ, si dhe shpërblim dëmi. Në përfundim të projektit, ekspertët e qendrës arritën në konkluzionin se kontrata konçesionare ka pësuar ndryshime nga qiramarrja në privatizimin e tyre, për të cilat opinioni publik është tërësisht i painformuar.

Ata rekomanduan që të merren masa për informimin e opinionit publik mbi çdo ndryshim që ka pësuar kontrata nga qiramarrja në privatizim, ndërsa rekomandohet që organi administrativ të vendosë në vend drejtësinë ligjore duke iu drejtuar me padi gjykatës kompetente për të kërkuar pavlefshmëri të kontratës.

Shtatë vjet më pas të 338 kabinat e plazhit të Divjakës vijojnë të jenë të mbështjella me misterin e një kontrate që u bë larg syrit të publikut dhe që vijon të fshehë një aferë të pastër korrupsioni.

Etiketa: divjakehulumtimIrakli GoreakabinatmisteriOpen doorsRei Morina

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Sikur Majlinda Bregu të kishte pyetur Sali Berishën

Sikur Majlinda Bregu të kishte pyetur Sali Berishën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim për trafik droge –

Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim për trafik droge –

08:31 | 23/03/2023
Samiti Brukselit, pritet të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi –

Liderët e BE-së takohen në Bruksel për Ukrainën –

08:27 | 23/03/2023
Euro ka prekur fundin, ja arsyet reale të rënies drastike –

Këmbimi valutor 23 mars, sa shitet e blihet euro e dollari –

08:15 | 23/03/2023
Stadiumet në Gjermani ndryshojnë emrat për ‘Europian 2024’ –

Stadiumet në Gjermani ndryshojnë emrat për ‘Europian 2024’ –

08:11 | 23/03/2023
Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit? –

Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit? –

07:57 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim për trafik droge –
  • Liderët e BE-së takohen në Bruksel për Ukrainën –
  • Këmbimi valutor 23 mars, sa shitet e blihet euro e dollari –
  • Stadiumet në Gjermani ndryshojnë emrat për ‘Europian 2024’ –
  • Pse agjërojnë myslimanët gjatë Ramazanit? –
  • Tërmet i fortë në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim për trafik droge –
  • Liderët e BE-së takohen në Bruksel për Ukrainën –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com