Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Misteret e zërit të Hitlerit, incizime ku flet edhe për Shqipërinë

Nga Media 0

Debati mbi zërin e Hitlerit çelet sërish nga “The Independent”, që ngacmon kështu një diskutim të hershëm.

Adolf Hitleri njihej për cilësitë e mëdha si orator dhe aftësinë për të tërhequr vëmendjen e turmave. Por fakti që në shumicën e fjalimeve të tij, zëri i liderit nazist ndryshohej, është injoruar nga publiku i gjerë.

Zëri normal i Hitlerit, sipas gazetës britanike online, është pothuajse i panjohur. Ekziston vetëm një regjistrim i zëri të tij të zakonshëm në një bisede jozyrtare, realizuar gjatë vizitës së fshehtë që Fyhreri i bëri në 1942-shin marshallit të Finlandës, Carl Gustaf Emil Mannerheim me rastin e 75 vjetorit të lindjes.

Inxhinieri finlandez i transmetimit Thor Damen Covertly kishte për detyrë të regjistronte fjalimet e ditëlindjeve dhe nuk e ndërpreu atë që po bënte edhe kur diskutimi mes udhëheqësit nazist dhe komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura finlandeze kaloi nga zyrtar në privat. Hitleri po i shpjegonte Mannerheimit dështimin e operacionit “Barbarossa”, mposhtjen e italianëve në Afrikën e Veriut, Jugosllavi e Shqipëri dhe armatimet në Bashkimin Sovjetik.

Tekniku kishte arritur të regjistronte 11 minuta, kur SS-et e kuptuan se ç’po bënte dhe të tërbuar, e urdhëruan të ndalonte menjëherë. Në fund, megjithatë iu lejua ta mbante kasetën me kushtin që ta fshihte diku e të mos e përdorte kurrë.

Aq i ndryshëm është zëri i Hitlerit në një bisedë normale nga ajo çfarë i paraqitej botës në atë kohë sa edhe kur kaseta u bë publike tani vonë, disa mendonin se ishte e rreme, pasi njeriu, emri i të cilit sjell konotacionin e të vdekjes dhe të Holokaustit, aty tingëllonte tepër i butë.

Misteret e zërit të Hitlerit, incizime ku flet edhe për Shqipërinë

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej