Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mirela Sula refuzon të marrë çmimin në Samitin e Diasporës

Nga Skenderi 0

Gazetarja dhe psikologia Mirela Sulaj e cila drejton “Global Woman” ka refuzur të marrë çmimin që i ishte akorduar asaj në Samitin e Diasporës.

Sulaj ishte e ftuar që të merrte pjesë në Samit, por duke mos e pasur informacion se çfarë do të ndodhte ajo ka vazhduar programin e saj dhe shprehet e kënaqur që nuk ka marë pjesë, sepse do ndihesha sikur do t’i kisha tradhtuar të gjitha ata që nuk besojnë e janë zhgënjyer nga samitet e politikës.

Ja si e përshkruan Mirela Sula atë që ka ndohur në Samitin e Diasporës:

“Para një orë me kontakton dikush, përfaqësues i politikës, dhe me pyet “Mirela, a je në sallën e kongreseve sepse po zhvillohohet Sumiti për Disaporën dhe do marrësh nje çmim”. I thashë jo, jam larguar, sot mbërrita në Londër. Atëherë po e terheq unë për ty me tha. Realisht u gëzova, fillova të qortoj veten “Pse asnjëherë nuk ke besuar te politika shqiptare – ja ku u kujtuan për ty, gruan e fshatit që po bën fushatë në mbarë botën të rregullosh imzahin e keq që politikanët kanë krjijuar për vendin tonë.

Ndoshta ky është ndër mesazhet e vetme që do shihini nga unë për politikën, nuk më ka interesuar dhe as nuk do më interesojë ndonjëherë kjo fushë e turbullt që veç u merr njerëzve, por rrallëherë u jep…. Kur më ftuan për të marrë pjëse në Sumitin e Diasporës nuk e kisha të qartë se përse po organizohej, cili do ishte roli im aty, çfarë ndikimi do kishte prezenca ime dhe përse do shërbeja. Ndaj duke qenë se nuk mora përgjigje vazhdova programin tim me konferencën e grave. Dhe meqë ra fjala, dikush më tha “Çfarë u ke bërë grave që vijnë e rrinë pa lëvizur më orë të tëra në eventet e tua, nga mëngjesi deri në mbrëmje. As Edi Rama nuk arrin t’i mbaje njerëzit kështu siç i mban ti”. Përgjigja ime është “U jap atyre diçka që u mungon, diçka që në fakt duhet tua japë politika… gratë tona ministre e deputete”. Gjithsesi, nuk dua të zgjatem në këtë pikë – do thoni ju “Po çmimin e more???” – Sapo me erdhi një përgjigje “Mirela ti ishe larguar dhe organizatorët kanë kërkuar tju kontaktojnë gjithë ditën”.

Ndërsa përgjigja ime për organizatorët dhe gjithë politkanët, gra e burra është: “Faleminderit që s’ma dhatë çmimin sepse do ndihesha sikur do t’i kisha tradhtuar të gjitha ata ndjekës që besojnë në atë që bëj, dhe që janë të zhgënjyer pa fund me ju, me sumitet tuaja, punët dhe premtimet tuaja boshe. Unë nuk kam pritur ndonjëherë çmim nga ju dhe as nuk do të pres që të vlerësohem nga ju. Çmimet ia jap vetes çdo ditë, me punën time, përkushtimin tim ndaj të mirës dhe ndaj njerëzve si unë që besojnë në një ditë të mirë se Shqipëria një ditë do të bëhet, jo me ju, por me rizgjimin e njerëzve të vërtetë që do të ndjekin misionin për të ndihmuar veten dhe vendin e tyre”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>