Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Mirditori që fitoi garën në Serbi i gjakosur, thyen rekordin kombëtar në Maratonën e Tiranës

Nga Media 0

E bujshme ishte gara e para disa javëve në Serbi, kur një 23-vjeçar nga Mirdita arriti të fitonte, edhe pse i gjakosur.

David Nikolli arriti të marrë medalje ari duke lënë pas çdo pengesë që u  munduan t’i bëjnë, vetëm e vetëm që të lartësojë flamurin shqiptar.

Gjatë garës, një bullgar dhe një rumun tentuan ta ndalonin duke e shtyrë sa me bërryla e sa me këmbë por Davidi, pavarësisht lëndimit ia doli të ruajë ekulibrin dhe t’i dhuronte Shqipërisë një medalje të artë.

“Davidi i artë” pati paralajmëruar se do të ishte pjesëmarrës në “Maratonën e Tiranës” dhe ashtu ndodhi. 23-vjeçari ia doli të renditet i katërti, por theu rekordin kombëtar me 1 minutë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej