Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Miratohet amendamenti i LSI/ Nuk përfitojnë nga amnistia personat publik nën hetim

Nga Klodiana 0

Është miratuar sot amendamenti i LSI për ligjin e amnistisë, i cili lidhet me personat publikë të cilët janë nën hetim dhe vazhdojnë të hetohen dhe gjykohen

Sipas këtij amendamenti të paraqitur në komisionin e Ligjeve sot nga kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili këta persona nuk përfitojnë nga amnistia.

Amendamenti: “Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtojnë funksione publike”, i ndryshuar. Personat funksionarë publike të cilët ndiqen penalisht për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre për veprat penale të kryera deri në 30 nëntor 2016, do të vazhdojnë t’i nënshtrohen ndjekjes penale duke u hetuar dhe gjykuar, pavarësisht parshikimeve të këtij neni”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej