Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Miratohet me 63 vota ligji për importin e mbetjeve

Nga Rexhina Biba 0

Me 63 vota pro dhe 27 kundër, ligji për mbetjet kaloi në Parlament pas një seance afërsisht 12-orëshe. Kuvendi ka miratuar edhe amendamentin e deputetit të LSI-së, Petrit Vasili, për monitorim të këtyre mbetjeve në pikat doganore nga shoqëria civile.

Nga mazhoranca kanë votuar kundër 3 deputetë.

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Parlament u ka kërkuar deputetëve të kalojnë këtë ligj, duke siguruar se ligji nuk ka hapësira për djegie apo varrosje të mbetjeve brenda territorit shqiptar, siç ishte më parë.

Ndërsa opozita e konsideroi si një ligj të mafias.

Shoqëria civile ka protestuar përballë godinës së Parlamentit gjatë zhvillimit të kësaj seance, por edhe pas miratimit të ligjit për mbetjet.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej