Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

“Miqtë e Shqipërisë”, Mogherini: Vettingu po prodhon rezultate, por ka ende disa probleme

Nga Klodiana 0

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini, tha se takimi “Miqtë e Shqipërisë” i organizuar ditën e sotme në Bruksel është me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë Europën.

Mogherini shtoi se rrëzimi i Ballkanit në tërësi, dhe i Shqipërisë në veçanti, nuk është aspak në interes të Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka bërë përpara me reformën në drejtësi. Kemi punuar së bashku dhe kemi arritur rezultate. Problemi është a duam të ecim përpara? A jemi gati? Mendoj se është korrekte të themi se rreziku i të mos lëvizurit përpara është të rrëzohemi, dhe nëse rrëzohet Shqipëria apo Ballkani Perëndimor, nuk është aspak në interes të rajonit, aspak në interes të BE. Kjo është shumë e qartë për mua”, tha Mogherini.

Zyrtarja e lartë e Unionit u shpreh se vendet e Ballkanit nuk duhet ta humbasin këtë mundësi të mirë që kanë aktualisht.

“Të mos humbasim mundësinë që kemi dhe momenti është tani. Do ta përmbyll duke thënë, së pari për  të pasur një rekomanduim të pakushtëzuar për Shqipërinë, dhe jo vetëm për Shqipërinë dhe së dyti, dhe për të bërë që KE të vendosë në qershor të çelë negociatat dhe më pas do të fillojë”.

Ndërkohë, më herët, gjatë një takimi që kreu i qeverisë Edi Rama pati me Eurokomisionerin Hahn, Kryeministri kërkoi që BE të hapë dritën jeshile për negociatat.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej