Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ministrja e Kulturës e propozon kritiken si këshilltare, aktivistja e refuzon: Ju ftoj në sheshin e Teatrit Kombëtar

Nga Media 0

Ministrja e Kulturës Eva Margariti ka ftuar aktivisten Elona Caslli që të jetë këshilltarja e saj në Ministri. Por, Caslli nuk dorëhiqet nga lufta e saj për Teatrin Kombëtar. Një vit protesta dhe këmbëngulje nuk janë lëkundur para një posti që ajo e ka refuzuar. Aktivistja e ka ftuar ministren që të jetë pjesë e takimeve që mbahen çdo mbrëmje në sheshin e Teatrit.

Elona Caslli shkruan:

Takohemi në Sheshin e Teatrit Kombëtar Znj. Ministre

Duke qenë se përmes një mediumi njerëzor, më përcollët konsideratën Tuaj të lartë Znj. Ministre dhe më ftuat të isha Këshilltarja Juaj në Ministrinë e Kulturës, e quaj të dobishme që t’Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar, ku unë, gjendem çdo mbrëmje.

Mediumi njerëzor, nënvizoi faktin se Ju i çmoni “ zërat kundër” dhe jeni e hapur për bashkëpunim kurdo dhe kudo.
Nëse përkushtimi Juaj ndaj kulturës dhe artit shqiptar është i përveçëm, atëherë Ju ftoj në Sheshin e Teatrit Kombëtar në orën 18:30 çdo mbrëmje.

Aty do të keni rastin të takoheni me artistë, të cilët , me punën e tyre e kanë identifikuar Shqipërinë në kontekst europian. Artistë, të cilët përfaqësojnë hartën kulturore të Shqipërisë në Europë.
Jam e bindur se një bisedë e gjatë me ta, do të kthjellonte vizionin dhe misionin Tuaj.

Post scriptum- Ju falenderoj paraprakisht për vëmendjen dhe vlerësimin. Nuk mund t’i përgjigjem pozitivisht ftesës Suaj, pasi unë besoj, se Këshilla më e mirë për Artin buron vetëm nga Sheshi i Teatrit Kombëtar.

Sinqerisht
Elona Caslli

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej