Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ministria e Bujqësisë: Rreth 2000 ha tokë të përmbytura në veri të vendit

Nga Rexhina Biba 0

Gjatë njoftimit të orës 15:00, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, njofton se situata e përmbytjeve po përmirësohet pasi në disa zona po kryhet tërheqja e ujit.

Zonat më problematike, sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë janë këto:

Qarku Shkodër

Në rrethin e Shkodrës, sipërfaqja e tokave të përmbytura arrin në 1010 hektarë.

Në njësinë Administrative Bushat: 140 hektarë, në Bërdicë 30 hektarë; Në Ana e Malit, 450 hektarë; Në Dajç, 70 hektarë, Në Vaun e Dejës, 35 hektarë dhe në Gur i Zi, 285 hektarë.

Qarku Lezhë

Në rrethin e Lezhës ka rënë rreth 20 mm shi gjatë ditës së fundit, por për shkak të tejngopjes dhe prurjeve, aktualisht janë nën ujë rreth 100 hektarë në Bregun e Matit, rreth 30 ha në Barbulloje dhe rreth 250 ha në zonën e Torovicës.

Në Tale dhe Alk, të Bregit të Matit janë dëmtuar 3 krerë lopë nga vërshimet e ujit, ndërsa rruga e vjetër Lezhë – Mirditë, drejt fshatit Bërzane është bllokuar për shkak të shëmbjeve dhe rreshqitjeve të tokës.

Situata më e rënduar është në Bashkinë Kurbin.Në zonat Gjorm dhe Sanxhak, kryesisht, por edhe më gjerë, ka rreth 500 ha nën ujë.

Ministria e Bujqësisë bën me dije se ka në gatishmëri të gjitha strukturat në qarqe, Drejtoritë e Bujqësisë, Bordet e Kullimit, ndërkohë që hidrovoret janë në funksion të plotë, ndërsa kanalet kulluese janë në gjëndje pune

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>