Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ministria e Bujqësisë: Mbi 1000 hektarë tokë bujqësore nën ujë/ Situata më problematike në Kurbin

Nga Ejona 0

Sipas ministrisë së Bujqësisë mbi 1000 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë si pasojë e reshjeve të shiut rënë gjatë ditës së sotme por edhe gjatë natës. Situata më problematike është në Kurbin, ku janë rreth 500 ha tokë nën ujë.

Po ashtu situata është problematike edhe në Dibër, ku Drini i Zi ka prurje të mëdha duke rrezikuar banesa në Gjoricë. Është ndërhyrë në argjinaturat mbrojtëse në Gjoricë. Në kanalin ujitës të Klosit, i cili shërben edhe si kanal i ujërave të larta ka demtime nga prurjet e shumta dhe rëshqitjet e tokës.

Ndërsa në Sarandë ka dalje nga  shtrati i lumit Bistrices, Pavllos  dhe Kalases duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore. Në hidrovorin e Cukës në Sarandë ka pasur ndërprerje të energjisë, por aktualisht hidrovori është në punë.

Ndërkohë në Qarkun Lezhë, situata është si më poshtë:

Reshjet vazhdojnë, por me intensitet më të ulët se ditë më parë. Kanë rënë rreth 30mm shi. Drini  është në kuotë 1.1 nga 2.2 që është pika kritike. Aktualisht janë nën ujë:

– Torovicë rreth 300 ha

– Zejmen-Shenkoll rreth  180 ha ( kryesisht  keneta  e  Spitenit  dhe  Treshit )

–  Barbulloje, (Njesia  Administrative  Kolsh )   rreth  100 ha.

–  Dajç-Blinisht  rreth  25 ha

Më  problematike ngelet situata në Kurbin, ku sipas informacioneve nga terreni rezulton të jenë rreth 500 ha nën ujë. Nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Ndërsa hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>