Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ministri Klosi, pezullon dhe gjobit 12 gurore në Malin e Tomorrit

Nga Klodiana 0

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka gjobitu dhe pezulluar 12 gurore që ushtronin aktivitet për shfrytëzimin e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Përveç gjobitjes dhe revokimit të lejes mjedisore, ministri Klosi tha se i gjithë dokumentacioni i tyre do të kalohet në sitë dhe sipas shkeljeve të konstatuara do të merren masa të ashpra deri në ndjekje penale.

Gjithashtu Ministri paralajmëroi një reformë të plotë së bashku me institucionet e tjera shtetërore në ndryshimet ligjore dhe lejet mjedisore për biznesin e guroreve.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit, paralajmëroi se nuk do të tolerohet më asnjë biznes që shkel ligjet në fuqi dhe se ka ardhur koha që bizneset të zhvillohen në respekt të mjedisit dhe komunitetit.

Klosi theksoi se lufta kundër guroreve që shkelin lejet mjedisore është një nga pikat kryesore të aksionit 6- mujor, “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.

 http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/blendi-klosi-pezullon-dhe-gjobit-12-gurore-n–malin-e-tomorrit-453819.html

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej