Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ministri i Jashtëm Italian: BE gati për të nisur negociatat me Shqipërinë në dhjetor

Nga Skenderi 0

“Jemi shumë të kënaqur për nismën e promovuar nga Austria dhe Italia, vende mike të Shqipërisë. Qëllimi është që në dhjetor të kemi një vendim të Këshillit Europian për të hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”

Kështu është shprehur sot nga Brukseli Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, i cili ishte një ndër nismëtarët e takimit e“Miqtë e Shqipërisë” të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, ka vlerësuar reformat e qeverisë shqiptare duke thënë se “I jemi mirënjohës kryeministrit dhe qeverisë shqiptare për gjithë reformat e bëra në Shqipëri. Gjithashtu i jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin pozitiv dhe konstruktiv që po luan në rajon. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ne”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>