Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Ministri grek Kotzias i skërmit dhëmbët Shqipërisë

Nga Media 0

Nga Arben Llalla

Deklarata e ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias për Real News, ku ndër të tjera shprehu shkoqur shantazhin që pritet Greqia t’i bëj Shqipërisë për votën pro të saj për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ministri Kotzias shprehu edhe një herë pendesën e Greqisë për votën pro të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pa marrë diçka në shkëmbim.

Siç duket Greqia për të larë borxhet e saj kërkon shpërblim për votën pro ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky është një turp për Greqinë, një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së. Pra, disa vende të BE-së, nuk promovojnë demokracinë, fqinjësinë e mirë, paqen midis popujve për anëtarësim të vendeve të tjera, por kërkojnë të përfitojnë. Kjo quhet tregti dhe të bësh tregti me vlerat europiane është krim jo vetëm ekonomik.

Ky është kërcënim i hapër, ku qartazi Kotzias shprehu me nënkuptime pretendimet territoriale të Greqisë ndaj Shqipërisë. E kam thënë dhe jam i bindur që Greqia për votën pro në BE do kërkojë aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Gjithsesi, unë hyj tek ata që mendoj se procesi i integrimit europian është humbje kohe, përderisa ka për të ngjarë shpërbërja e BE-së dhe jo anëtarësimi në këtë Union.

Me tej, në intervistën e tij Nikos Kotzias deklaroi se Greqia nuk lejon ndryshimin e kufijve. Në fakt, shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë deklaruar kurrë se janë për ndryshim kufijsh. Propaganda për Shqipërinë e Madhe është një trillim i mediave serbe, ruse dhe greke. Nikos Kotzias e di fort mirë që shqiptarët asnjëherë nuk kanë kërkuar ndryshim të kufijve me fqinjët e tyre Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë. Përkundrazi, institucionet shtetërore dhe fetare të Greqisë promovojnë pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë. Nuk ka përse të harrojmë britmat kërcënuese të vazhdueshme të ushtrisë greke gjatë paradave të festave kombëtare dhe fetare të saj. Në Greqi dhe jugun e Shqipërisë funksionojnë me dhjetëra shoqata greke që provokojnë shqiptarët me promovimin për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Greqia si një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së nuk njeh zyrtarisht asnjë minoritet etnik brenda saj siç janë shqiptarët, turqit, pomakët, sllavo-maqedonasit, bullgarët, vllehët, romët dhe egjyptasit.

Në Greqi jeton pakica shqiptare e njohur me Marrëveshjen e Lozanës 1923-24, pa folur për arvanitasit.

Në përfundim zoti Kotzias, meqë është profesor i historisë, nuk bën keq të lexojë shënimet diplomatike të parardhësve të tij, të cilët kanë thënë: “Stabiliteti i Shqipërisë përbën një interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës së Ballkanit, mjafton për të kuptuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë. Për Greqinë, një Shqipëri mike dhe aleate përbën një mburojë natyrore të madhe, kundër çdo sulmi nga Veriu.”

Prandaj, ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias do të bënte mirë të hiqte dorë nga gjuha e kërcënimit për votën pro për në BE me shpërblim, por të ulet më diplomatët shqiptarë për të gjetur rrugët për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti të Çështjes Çame, sepse pa zgjidhjen saj s’do të ketë asnjëherë fqinjësi të mirë e të sinqertë midis dy popujve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej