Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Ministri gjerman: Bojkoti i opozitës absurd, pengon reformën në drejtësi

Nga Ejona 0

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i ka cilësuar absurde akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha sa i takon përfshirjes së ndërkombëtarëve në situatën politike në Shqipëri.

Në deklaratën e përbashkët me homologun Ditmir Bushati, Gabriel tha se bojkoti i opozitës është i papranueshëm për qeverinë federale gjermane dhe BE-në.

“Tani për fat të keq, me shqetësim të madh, madje pa e kuptuar mjaft mirë, konstatojmë se reforma e drejtësisë është duke u penguar. Askush në Europë kam përshtypjen nuk e kupton si duhet këtë, pikërisht faktin që parlamentarët e zgjedhur bojkotojnë parlamentin. Në vendin tim dhe në Europë kjo është diçka plotësisht absurde, që parlamentarët, deputetët e zgjedhur refuzojnë të bëjën punën e tyre në parlament”- shprehet ministri.

Ministri gjerman shprehu shqetësimin e tij se reforma në drejtësi po pengohet përmes bojkotimit të Parlamentit nga opozita ndërsa u shpreh se gjendja duhet ndryshuar përmes zgjedhjeve dhe jo nëpërmjet bojkotit.

“Kush bllokon reformën në drejtësi i bën dëm vendit dhe shqiptarëve, dhe këshilla ime do të ishte të gjendet mënyra për të lënë bojkotin dhe për të gjetur zgjidhje për reformën. Kush dëshiron të shkojë i sigurt drejt BE, duhet të punojë si vend në forcimin e Parlamentit, zbatimit të Kushtetutës e me radhë. Janë qytetarët e një vendi ata që vendosin për të ardhmen. Minimi apo sabotimi i shtetit ligjor nuk është në interesin e BE apo ndërkombëtarëve”, tha i dërguari i Merkel në Tiranë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej