Pas deklaratës së ambasadores greke në Tiranë Eleni Sourani se çështja e kufirit detar është një çështje e zgjidhur me marrëveshjen e 2009, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ në mënyrë ironike u shpreh se është e re në detyrë dhe media duhet të tregohet më dashamirëse me të.
Ne i kemi kategorizuar çështjet e hapura në 3 blloqe; 1.çështje të së shkuarës së largët apo të historisë, që datojnë nga Lufta e Dytë Botëtore 2. çështje të aktualitetit me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve si dhe 3. çështje që kërkojnë njëlloj parashikueshmërie, që kanë interes strategjik për Shqipërinë dhe Greqinë.
Bushati ka thënë se është momenti për t’i bërë thirrje edhe kolegëve në media, që të tregohemi paksa më dashamirës me një ambasadore të re në detyrë, që ndoshta do të kërkojë kohën e vet për t’u familjarizuar me dosjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke deklaroi ai.