Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ministeriali i NATO-s/ Kodheli: Shqipëria e gatshme të marrë përgjegjësitë

Nga Klodiana 0

Gjatë punimeve të Ministerialt të NATO-s ministrja Mimi Kodheli vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, si dhe solli në vëmendje angazhimet e deritanishme të Shqipërisë dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë e veta.

Ministrja Kodheli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, si një shtyllë kyçe për mbajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euro-Atlantike.

“Gjithashtu, bashkëpunimi NATO-BE ka një vlerë të shtuar në adresimin e Projektimit të Stabilitetit përtej kufijve europianë, në veçanti. Në këtë kontekst, Shqipëria ka dedikuar burime dhe kapacitete, siç janë angazhimi në Afganistan, Kosovë, detin Egje, Gjeorgji, në Mali, por edhe ne Irak, në kuadër të koalicionit global kundër ISIS”,  vijoi  Kodheli.

Gjithashtu Kodheli mori pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS.

Në këtë takim Ministrja e Mbrojtjes konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë për kontributet e shumëanshme në luftën kundër terrorizmit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej